Islanda ratifikoi protokollin e anëtarësimit të RMV-së në NATO

Parlamenti i Islandës e ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO – kanë njoftuar nga Parlamenti i këtij vendi.
Me këtë ratifikim, 28 nga 29 vendet e kanë përfunduar ratifikimin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO ose ai është kah fundi, dhe mbetet që procedura të fillojë vetëm edhe në Spanjë, ku varet nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare më 10 nëntor.
Në fazën përfundimtare të procedurës së ratifikimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO është në Britaninë e Madhe, Francë, Holandë dhe në Itali.

Marketing
Marketing