Ismail Kadare fiton çmimin ‘Pak Kyongni 2019’ në Korenë e Jugut

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin “Pakmimin Pak Kyongni” për vitin 2019. Në një njoftim zyrtar të bërë nga Kim Uchang, shefi i komitetit të përzgjedhur, veprat e Ismail Kadaresë bëjnë që lexuesit të meditojnë dhe të ndihen ndryshe rreth tyre marrëdhënieve me ngjarje të caktuara historike .

Marketing

Ceremonia ku shkrimtari shqiptar është i ftuar të marrë çmimin do të zhvillohet të shtunën e 26 tetorit 2019, në Qendrën Kulturore Toji në Korenë e Jugut.

Çmimi që ka fituar autori i njohur shqiptar shoqërohet me një vlerë të konsiderueshme, prej 84 mijë dollarësh, duke e bërë atë një nga çmimet më të pasura ndërkombëtare të dhëna në letërsi.

Përzgjedhja bëhet pas shqyrtimit të 350 shkrimtarëve nga e gjithë bota, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara. Që nga korriku 2019, komiteti i përzgjedhjes kishte përpiluar një listë të 5 autorëve më të mirë nga të cilët shkrimtari shqiptar i lindur në Gjirokastra ishte fituesi për këtë vit.

‘Pak Kyongi’ është quajtuar i tillë në nder të romancieres nga Koreja e Jugut dhe u krijua që në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji.

Marketing