ë seancën e sotme, pyetje deputetësh në Kuvend, deputeti nga radhët e BDI-së Rexhail Ismaili shtroi këtë pyetje për Prokurorin Publik: Çfarë do të ndërmerr Prokuroria pasi në vitin 2010 është dëshmuar se ka mjete për ta zbardhur xhirimin?!

Pra, fjala ka qenë për rastin “Alfa”.

Prokurori Publik tha në seancë se do t’i kthejë deputetit përgjigje më shkrim.

Kjo pyetje është vazhdim i përgjigjes skandaloze që dha para 5 muajsh Prokurori Publik për pytetjen e deputetit në fjalë, i cili më datë 28 shkurt i shtroi pyetje Prokurorit për rishikimin e video regjistrimit të rastit “Alfa” që u publikua nga emisioni PaCensurë.

Zbardhja e këtij video regjistrimi do ta zbardhë të vërtetën për këtë rast që në opinion njihet si një rast i montuar. Në rastin “Alfa” vuajnë dënim të përjetshëm 3 persona /PaCensurë/