Itali, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga KOVID-19

280 raste të reja me koronavirus janë evidentuar këtë të hënë në Itali, nje numer pak me i madh sesa shifra e raportuar te dielen.

Marketing

Autoritetet shendetësore bënë të ditur se 194 nga 280 rastet e reja janë zbuluar vetëm në rajonin e Lombardisë.

Totali i rasteve me Covid-19 në Itali nga muaji shkurt e deri më tani ka shkuar në 235 mijë e 278.

166 mijë e 584 prersona janë shëruar nga të cilët 747 vetëm në orët e fundit.

Ndërkohë totali I viktimave nga koronavirusi ka arritur në 33 mijë e 964 ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 65 persona.

Pacientet që janë ende në terapi intensive janë 283 ose 4 më pak sesa ditën e dielë.

7 rajonë këtë të hënë kanë raportuar zero raste të reja me Covid-19.