Itali, nuk ka shtetas të Maqedonisë të prekur nga koronavirusi

Sipas informacioneve të cilat i ka marrë nga Konsullata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venecia – Itali, Ministria e Punëve të Jashtme informon se deri në këtë moment, nuk ka informacione që shtetasit e Maqedonisë janë të prekur nga koronavirusi.

Marketing

Sipas informacioneve të fundit, janë konfirmuar 159 raste me koronavirus. Ministria e Punëve të Jashtme, Ambasada në Romë dhe Konsullata në Venecia, janë duke e ndjekur situatën e krijuar në Itali