Itali-Portugali finalja e Euro U-19

Itali-Portugali, do jetë mes këtyre dy përfaqësueseve finalja e madhe e Euro U-19 që po zhvillohet aktualisht në Finlandë. Portugalia e pati thjeshë një shëtitje gjysmëfinalen ndaj Ukrainës të cilën e fitoi me shifrat e thella 5-0 ku spikatën me një dygolësh, Jota dhe Trincao.

Marketing

Ndërkohë Italia fitoi bindshëm 2-0 sfidën tjetër ndaj Francës falë golave të Capone dhe talentit të Juventusit që kërkohet me ngulm nga Monaco në këtë merkato, Moise Kean. Finalja e madhe e Europianit të 19-vjeçarëve do të luhet të dielën në orën 18:30.