Itali, rregulla bazë kundër koronavirusit edhe në gjuhën shqipe

Rajoni i Lombardisë është ndër më të prekurit nga koronavirusi në Itali.

Marketing

Sipas të dhënave të fundit zyrtare deri më 2 mars 2020 në këtë rajon rezultojnë 1077 persona të prekur nga koronavirusi si dhe janë regjistruar 38 viktima.

Rajoni i Lombardisë ka numrin më të madh të popullsisë ndër 21 rajonet që ka Italia si dhe numrin më të lartë të emigrantëve mes të cilëve dhe mjaft shqiptarë.

Në Lombardi banojnë rreth 10 milionë e 60 mijë e 574 banorë e është rajoni më kryesorë që kontribuon në ekonominë e në PPB e përgjithshme italiane ku janë pozicionuar sipërmarrjet më të rëndësishme industriale, tregtare e financiare të vendit.

Në Lombardi jetojnë rreth 1.181.772 shtetas të huaj e komuniteti i emigrantëve shqiptarë është ndër më të shumtit në numër duke u renditur i dyti në numër pas emigrantëve rumunë.

Sipas statistikave zyrtare të përditësuara deri më vitin 2019 , në rajonin e Lombardisë jetojnë 92,332 emigrantë shqiptarë, 45,810 janë femra e 46,522 janë meshkuj. Shqiptarët e Lombardisë përbëjnë 7.8% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve në këtë territor ku jetojnë dhe 8.400 shtetas kosovarë.

Kryeqëndra e këtij rajoni është qyteti i Milanos, ku jetojnë 22.103 shqiptarë e 791 shtetas kosovarë.

Numri i lartë i popullsisë së huaj në këtë rajon ka bërë që 10 rregullat bazë të sjelljes për parandalimin e infektimin nga koronavirusi të shpërndara nga Ministria Italiane e Shëndetit, të përkthehen e të shpërndahen në fletushka në mbi 10 gjuhë nga organizata të ndryshme jo qeveritare me aktivitetet në rajonin e Lombardisë.

Mes gjuhëve të përkthyera është dhe gjuha shqipe.

Deri më tani sipas Ambasadës shqiptare në Romë nuk rezulton asnjë emigrantë shqiptarë i prekur nga koronavirus, ndërsa janë mjaft shqitparë të tjerë në gjëndje karantine pasi jetojnë në komuna e qyteza të konsideruara vatra të koronavirus e ku ndalohet hyrja e dalja e personave.

Marketing