Itali/ Rreth 11 mijë infektime, rekord testimesh që nga nisja e pandemisë

Shifrat e infektimeve nga Covid vijojnë të rriten në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10,925 raste të reja, rreth një mijë më shumë se sa dita e premte.

Marketing

Sipas të dhënave zyrtare në vend u regjistruan 47 viktima, 10 persona më pak krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë është shënuar rekord i kryerjes së tamponëve që prej fillimit të pandemisë, duke realizuar 165,837 testime.

Marketing