Itali, sekuestrohen mbi 650 kg kokainë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Mbi 650 kg kokainë janë sekuestruar nga një operacion i policisë Italiani në Livorno, duke arrestuar 5 persona, mes të cilëve edhe shqiptari i identifikuar si Dorian Poteku.
Përveç shqiptarit raportohet se të arrestuarit e tjerë janë: Salvatore Casamonica, Silvano Mandolesi, Tomislav Pavlović dhe Marcello Schiaffini.

Marketing

Operacioni antidrogë nisi më 15 janar pas një sinajlizimi nga financa italiane të mbërritjes së një sasie të madhe kokaine në portin e Livornos. Sasia e drogës së fshehur në kontenier ishte për llogari të një shoqërie që prodhonte kafe në Honduras.