Italia arreston kapitenen e anijes për shpëtimin e imigrantëve

Kapitenia e anijes për shpëtimin e imigrantëve, Carola Rackete, është arrestuar nga policia italiane në portin e Lampedusas pas dy javësh qëndrimi në det për shkak të mosmarrëveshjeve me autoritetet.

Marketing

Në anijen “Sea-Watch 3” ndodheshin dhjetëra imigrantë afrikanë që ishin shpëtuar në ujërat e Libisë.
Autoritetet italiane ia kishin ndaluar kësaj anije ndalimin në ndonjë port, por kapitenia e saj hyri në portin e Lampedusas të premten në mbrëmje.

Ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili ka qëndrime të së djathtës ekstreme, ka marrë qëndrim të ashpër kundër anijeve për shpëtimin e imigrantëve.
Vendimi i kapitenes së anijes për të hyrë në portin italian pa lejen e autoriteteve e solli fundin e mosmarrëveshjes së gjatë të saj me rojën bregdetare italiane.

Gjermania 31-vjeçare u pa duke u vendosur në veturën e policisë, ndërsa duart i kishte të lidhura me pranga.
Sipas transmetuesit publik italian, RAI, ajo është arrestuar për shkak të rezistencës ndaj anijes luftarake që e pengonte për të hyrë në port.

Me këtë anije ishin shpëtuar 53 imigrantë pranë bregdetit të Libisë më 12 qershor. Autoritetet italiane i kishin marrë 13 prej tyre për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan “BBC”.

Marketing