Italia kthen në tryezë çështjen e fillimit të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Vendimi i javës së kaluar për t’i refuzuar datën Shkupit dhe Tiranës, jo vetëm që ka ngjallur pakënaqësi në dy vendet aspirante, por ka nxjerrë në pah edhe divergjencat e shumta që ekzistojnë brenda vetë BE-së. Italia është shprehur e revoltuar për qëndrimin kokëfortë dhe të paargumentuar të presidentit francez Emanuel Makron, por për ta zbutur disi lëshimin e së premtes, Italia do ta kthejë në tavolinën e bisedimeve çështjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në këshillin për punë të përgjithshme që do të mbahet në 19 nëntor në Romë.Nga Qeveria për “Telma” konfirmojnë se kryeministri Zaev është i ftuar gjithashtu në Romë.

Marketing
Marketing