Italia lejon banjo dielli nëse banon pranë detit apo liqenit

Kush jeton pranë detit, lumit apo liqenit mund të bëjë një banjo dielli. E njëjta gjë vlen edhe për shëtitjet në mal, tek ata që kanë fatin t’i aksesojnë, thjesht duke dalë nga shtëpia. Ky sqarim vjen nga pallati Chigi, sikurse bën me dije Ansa.

Marketing

Në seksionin e pyetjeve drejtuar qeverisë, një qytetar italian ka pyetur: «Jetoj në një zonë rurale malore apo në një vend që ka det, lum ose liqen. A mund të shëtis apo të bëj një banjo dielli?». Përgjigja në sitin zyrtar ishte: «Po. Është gjithmonë e mundur të kryhen këto aktivitete në afërsi të banesave, gjithmonë për ata që nuk e kanë të ndaluar daljen apo që nuk kanë rezultuar pozitivë nga virusi. Lejohet kryerja e aktiviteteve të tilla përfshirë edhe banjën në det apo liqen, në mënyrë individuale dhe duke ruajtur distancën 1 metër nga personat e tjerë »