Italia në “ethet” e koronavirusit, kush thyen rregullat e vetë-izolimit mund të përballen me akuza për vrasje

Italianët me simptoma të koronavirusit mund të përballen me akuza për vrasje nëse nuk respektojnë rregullat e karantinës dhe shkaktojnë vdekjet të një pacienti.

Marketing

Persona që dyshohet të jenë të sëmurë me virusin janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe nëse e shkelin këtë urdhër mund të marrin një gjobë prej 206 eurosh. Gjithsesi, ata mund të përballen me akuza më të rënda nëse infektojnë ndonjë person gjatë daljes.

Akuza më e rëndë që mund të marrin personat që thyejnë karantinën është “vrasje me dashje” që parashikon të paktën 21 vite burg, sipas mediave italiane.

Avokati Franco Coppi u shpreh për Corriere della Sera:

“Nëse unë e di që jam i infektuar, dhe përpiqem që të kem kontakt me njerëz edhe pse ekziston mundësia që ta transmetoj virusin, ështëherë ndodh krimi.”

Ditën e djeshme, kryeministri i vendit, Giuseppe Conte njoftoi në darkë masat e reja që do të merren me baret, restorantet, marketet, etj.

Marketing