Italia nis testimin e vaksinës/ Në kërkim të vullnetarëve

Dozat e para të vaksinës të prodhuara në Itali kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dhe nga 24 gushti do të nisë edhe testimi tek njerëzit.

Marketing

Diçka të tillë e deklaroi këshilltari për shëndetin në Lazio, Alessio D’Amato. Ai theksoi se Spallanzani po kërkon vullnetarët për vaksinën.

Guvernatori Nicola Zingaretti, në “Facebook”, njoftoi se vaksina do të kryhet tek 90 vullnetarë. Ata duhet të jenë midis moshës 18-85 vjeç. Sa më shumë duhet të jenë midis moshave 65 dhe 85 vjeç.

Secili grup do të ndahet në tre nëngrupe prej 15 personash, secilit prej të cilëve do t’i jepet një dozë e ndryshme vaksine.

Vaksina, sipas autoriteteve italiane, ka kalur shumë teste tek kafshët. Në pah ka dalë përgjigja e fortë immune e shkaktuar nga vaksina.

Ditët e fundit, miratimi i gjykimit u mor nga Komiteti Kombëtar i Etikës në Institutin Spallanzani në Romë, dhe tani mund të fillojë faza 1 e eksperimentimit njerëzor.