Italia ofron 700 euro në muaj, nëse zgjedh të jetosh në fshatrat përreth!

Mungesa e popullatës është kthyer në shqetësim për autoritetet lokale të rajonit të Molisë-s në Itali, të cilët nisur nga situata e krijuar, kanë vendosur t`i tërheqin njerëzit në këto zona përmes një oferte: 700 euro në muaj për tre vjet nëse zgjedhin të jetojnë në një prej fshatrave atje, që do të thotë, 25.000 euro totali për këtë periudhë kohe.
Oferta nuk vjen pa kushte: fshati duhet të ketë më pak se 2.000 rezidentë dhe të porsaardhurit i kërkohet të hapë një biznes.

Marketing

“Nëse do të jepnim vetëm paratë, do të dukej më shumë si gjest bamirësie”, thotë kryetari i bashkisë së Molises, Donato Toma.

“Ne”, shton ai, “deshëm të bënim diçka më shumë. Ajo që kërkojmë është që njerëzit të investojnë këtu; mund të hapin çdo lloj aktiviteti, një furrë buke, një market, një restorant, çdo gjë. Është një mënyrë për të injektuar jetë të re në qytezat tona, shton ai, e në të njëjtën kohë për ti shtuar atyre popullatën.”

Toma sqaroi gjithashtu se çdo fshat me më pak se 2.000 banorë do të marrë 10.000 euro në muaj, fonde këto që do të shkojnë për projekte infrastructure e aktivitetesh kulturore, dhe arsyetimi është që me shtimin e popullsisë, do të shtohen nevojat e mbase, edhe arsyet për të qëndruar.

Marketing