Italia raporton edhe sot numër të ulët të vdekjeve nga Covid-19

Italia, sikurse dje, edhe sot ka raportuar pesë vdekje të shkaktuara nga Covid-19 në periudhën e fundit 24-orëshe, bëri të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të dielën.

Marketing

Me këto shifra të sotme, vendi që prej shfaqjes së vdekjes së parë nga Covid-19 e deri më tani, ka pasur 35,107 të vdekur, shkruan Corriere.

Ndërkohë, në Gadishull janë paraqitur edhe 255 raste të reja me virusin korona përgjatë periudhës një-ditore. Shteti evropian, në shifra akumulative, ka pasur gjithsej 246,118 raste.

Italia, aktualisht, ka 12,565 të infektuar aktiv me virusin nga familja Sars-Cov2.

Marketing