Italia regjistron 5,080 raste të reja me Covid-19 dhe 198 humbje jete në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 5,080 raste të reja nga 130,000 teste të kryera dhe 198 humbje jete.

Autoritetet e Shëndetit në vend njoftojnë se shkalla e pozitivitetit është 3.9 për qind ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spital në kujdes intensiv po zvogëlohet.

Por, numri i shtrimeve në repartet e tjera Covid është rritur.

Marketing

Në total, vendi numëron 4,1 milionë të infektuar dhe 123,031 viktima. Kurse, numri i të shëruarve është 3,6 milionë.