Italia rihap kufijtë, por a do të shkojnë turistët?

Italia hapi sot kufijtë e saj për udhëtarët europianë, ndërsa vendi përpiqet të shpëtojë sektorin e turizmit, që përbën 13 % të PBB. Sot, shteti po përballet me sfidën e tërheqjes së vizitorëve, pasi e shikon sezonin veror, si një rrugë të mundshme për rikuperimin ekonomik. Italia aktualisht po përballet me recesionin më të keq ekonomik, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Marketing

Në krye të rihapjes së kufijve për udhëtarët europianë, Italia ka hequr kufizimet e lëvizjes midis rajoneve. Fluturimet ndërkombëtare pritet të rifillojnë në vetëm tre qytete të mëdha: Milano, Romë dhe Napoli.

Sidoqoftë, shumë mendojnë se vizitorët nga vendet fqinje, që zakonisht vizitojnë Italinë gjatë verës, do të qëndrojnë larg këtë vit.

Zvicra planifikon të hapë kufijtë e saj me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë më 15 qershor, por jo kufirin e saj me Italinë. Qytetarëve u është thënë se ata që do të udhëtojnë në Itali ,do t’i nënshtrohen ‘masave shëndetësore’ kur të kthehen.

Në të njëjtën datë, Austria do të hapë kufijtë e saj me Gjermaninë, Zvicrën, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë – por jo me Italinë.

Ndërkohë, ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka njoftuar se do të vizitojë Gjermaninë, Slloveninë dhe Greqinë këtë fundjavë, për t’i bindur ata se Italia është tashmë një vend i sigurt për turistët. Masa që Italia ka ndërmarrë për të tërhequr turistët është që, ata që vijnë nga Europa, nuk do të kenë nevojë të karantinohen.

Marketing