Italia sërish pa qeveri, hipotezat për koalicionet e reja

Da sinistra: il vice premier e ministro allo Sviluppo Economico e Lavoro Luigi Di Maio, il presidente del Consiglio Giuseppe Conte e il vice premier e ministro dell'Interno Matteo Salvini in Senato durante le dichiarazioni programmatiche del premier, Roma 5 giugno 2018. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Italia u gjend sot sërish pa qeveri dhe në pasiguri pas dorëheqjes së njoftuar nga kryeministri Giuseppe Conte, i cili majti qëndrim për ndarjen e pakthyeshme mes Lëvizjes 5 Yjet (L5Y) me të cilën është i afërt dhe Ligës (ekstremi i djathtë) të ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini.

Marketing

Nëpërmjet një fjalimi në Senat, Conte njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqje, duke i dhënë fund qeverisë së krijuar më qershor 2018.
Me këtë vendim, Italia hyn në një periudhë pasigurie çelësat e të cilës i mban presidenti Sergio Mattarella. Ai do të fillojë menjëherë konsultimet, me të gjitha forcat politike italiane për të shqyrtuar mundësinë e një mazhorance të re.

Shumë hipoteza ngrihen. Presidenti mund t’i kërkojë Contes të qëndrojë në krye të vendit për të drejtuar një qeveri tranzicioni.
Shumë ekspertë vlerësojnë se kryeministri, i cili u prit në Senat me një banderolë “Konte Italia të do”, del më i fuqishëm nga kjo krizë.
Në një letër të hapur të shkruar sot, shefi i L5Y-së (anti sistem) Luigi di Maio, e cilësoi si “shërbëtorin e kombit të cilin Italia nuk mund ta lërë të ikë”.

Një qeveri “Conte bis” mund të avancojë në përpunimin e buxhetit për vitin 2020 dhe të evitojë një rritje automatike të TVSH-së të parashikuar për vitin e ardhshëm, nëse nuk bëhet asgjë për të mbyllur një boshllëk prej 23 miliardë eurosh në arkat e shtetit.
Ndërkohë po shfaqet gjithnjë dhe më e mundshme ideja për një aleancë PD-L5Y, ndërkohë që ish-shefi i qeverisë, Matteo Renzi, ende një peshë e rëndë në PD (e majtë), i ka propozuar armiqve të tij të dikurshëm të L5Y-së një pajtim dhe një qeveri të përbashkët.
Një tjetër propozim presidentit të Italisë i erdhi nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, i cili propozon një qeveri pro-europiane të quajtur “Ursula”, sipas emrit të presidentes së re të komisionit Europian, gjermanes Ursula Von der Leyen.
Prodi, opinionet e të cilit vazhdojnë të kenë peshë në politikën italiane, imagjinon një aleancë mes të majtës dhe të djathtës që Italia të rikthehet në plan të parë në Europë.

Marketing