Italia shënon infektimet më të larta që nga 24 qershori,diskutohen mbyllje

Që nga 24 qershori Italia ka shënuar në 24 orët e fundit, shifrën më të lartë të infektimeve nga Covid 19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 46.723 tamponë të kryer janë regjistruar 574 raste të reja, ndërsa një ditë më parë ishin 523.

Marketing

Në të gjithë vendin numri i të prekurve ka arritur në 252.809 persona. Ndërkohë janë shënuar edhe 3 viktima, ndërsa një ditë më parë numri i personave që humbën jetën ishte 6.

Ndërkohë Ministri për çështjet rajonale Francesco Boccia, gjatë një takimi me mediat tha se nëse numrat nuk do të ndryshojnë, do të merren vendime për masa shtrënguese në lokale, plazhe dhe diskoteka. Ai pohon që në mbarim të pushimeve, do të ketë masa mbyllëse në të gjithë vendin.

Marketing