Italia shënon sot numrin më të lartë të viktimave nga Covid që prej korrikut

Shifra shqetësuese nga koronavirusi, në Itali.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në deklaratën e përditshme se nga 103 mijë testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 1638 persona të tjerë rezultuan të prekur me Sars-Cov-2.

Gjithashtu 24 persona, (rritje e ndjeshme krahasur me dje, kur u shënuan 10 humbje jete), e humbën betejën me virusin vdekjeprurës duke e çuar bilancin total të humbjes së jetëve në 35,692.

Mes të tjerash raportohet një shtim i pacientëve në terapitë intesive, por megjithatë dhe ulje e numrit të të shtruar.

Rajonet më të goditura vijojnë të jenë Lombardia dhe Lazio ndërsa në Valle dʼAosta e Abruzzo nuk u shënua asnjë rast i ri.

Marketing