Italia shqyrton mbylljen e shkollave dhe universiteteve për shkak të koronavirusit

Ministrja italiane e Shëndetësisë, Lucia Azzolina ka thënë se qeveria është duke konsideruar mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve menjëherë, teksa ky shtet synon të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri

Marketing

Azzolina ka thënë më 4 mars se vendimi është duke u diskutuar nga ministrat më të lartë dhe se vendimi do të merret “në orët në vijim”.

Qeveria ka vendosur për mbylljen e shkollave dhe universiteteve në rajonet më të prekura në veri të Italisë 10 ditë më parë, derisa ka futur në karantinë disa qyteza.

Pavarësisht kësaj, virusi është shpërndarë, duke lënë të paktën 79 persona të vdekur.

Ndërkohë është raportuar që më shumë se 2,500 persona tjerë janë infektuar në këtë shtet.Në gjithë botën është thënë se 92,000 persona janë sëmurë nga ky virus, ndërkohë që 3,100 kanë vdekur nga i njëjti.

Numri më i madh i viktimave ëshë shënuar në Kinë, ku edhe ka shpërthyer virusi për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Koronavirusi i ri përcillet me koll të thatë, temperaturë dhe probleme me frymëmarrje.

Në analizën e parë që është bërë me më shumë se 44,000 raste nga Kina, shkalla e vdekshmërisë ka qenë dhjetë herë më e lartë te personat e moshuar, në krahasim me ata të moshës së mesme.

Marketing