Italia shqyrton mundësinë që detyrimisht të hospitalizojë të sëmurët me Covid-19 që refuzojnë trajtimin

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza, tha se po kontrollon nëse ka kompetencë të urdhërojë hospitalizim të detyrueshëm për të infektuarit me koronavirusin e ri të cilëve u duhet trajtim, por refuzojnë trajtim spitalor.

Marketing

Njëra ndër arsyet për një masë të tillë është paraqitja e epidemive të reja në rajonin verior Veneto, të shkaktuar nga një burrë 64 vjeçar nga Viçenca me Kovid-19. Ai ka zhvilluar simptoma një ditë pasi është kthyer nga udhëtimi në Serbi dhe fillimisht ka refuzuar të trajtohet në spital. Burri tani është në gjendje serioze, por të qëndrueshme në spital. Ai ka marrë pjesë në një varrim dhe ditëlindje me me tepër se 100 mysafirë, pesë janë pozitivë, ndërsa 89 janë vendosur në karantinë.

Speranca paralajmëroi se secili e shkel izolimin mund të përballet me dënim me burg dhe se karantina 14 ditore ka të bëjë me ata të cilët mbërrijnë jashtë Shengenit.

Sipas ligjit italian, secili që krijon rrezik nga epidemia përmes neglizhencës mund të dënohet me dënim me burg deri në 12 vjet. Secili që do ta bëjë këtë qëllimisht, mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Marketing