Italia shtyn afatin e masave kufizuese deri në 3 maj

Kryeministri italian Xhuzepe Konte ka njoftuar zgjatjen e masave kufizuese në Itali deri në datën 3 maj.

Marketing

“Ne do t’i zgjasim masat kufizuese deri më 3 maj, një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike“, tha Kryeministri italian, në konferencën për shtyp në Pallatin Çigi.

Gjatë fjalës së tij ai tha se duke filluar nga e marta e javës që vjen, do të rihapen disa biznese, të tilla si librari, kancelari dhe dyqane me veshje për fëmijë.

“Ne nuk mund të hedhim poshtë përpjekjet e bëra deri më tani, nëse dorëzohemi, rrezikojmë të kthehemi aty ku ishim “, shtoi ai.

Italia nuk është ende gati të rikthejë motorin e ekonomisë aty ku ishte tha Konte por nëse situta do të jetë e përshtatshme para 3 majit ai premtoi se masat mund të lehtësohen edhe më parë

Shpresa është që pas 3 majit mund të fillojmë përsëri me hapje gradualisht, por fillimi përsëri do të varet nga përpjekjet tona. Vendosmëria jonë është që të lehtësojmë masat për të gjitha aktivitetet e prodhimit sa më shpejt që të jetë e mundur , për ta rikthyer motorin e vendit tonë në shpejtësinë e plotë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne nuk jemi akoma në gjendje ta bëjmë këtë, duhet të presim më gjatë. Unë premtoj që edhe nëse para 3 majit, do të plotësohen kushtet, ne do të përpiqemi të hapim rrjedhimisht disa aktivitete prodhuese“.

Marketing