Italia vijon me ritme të larta, 827 vdekje nga KOVID në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar ditën e sotme 28352 raste të reja me koronavirus dhe 827 viktima.

Marketing

Numri i viktimave është rritur, pasi dje ishin 822 fataliteteve, ndërsa sot 5 humbje jete më shumë. 35467 persona arritën që të mposhtin sëmundjen sot në Itali.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer më shumë se 222 mijë tamponë në të gjithë vendin.

Italia vijon të jetë nën masa të forta kufizuese për të shmangur përhapjen e pandemisë COVID-19. Këto masa do të vijojnë deri në një njoftim të dytë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë./