Qeveria në Itali ka vendosur që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, deri në muajin Prill për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, deklaroi sot se shifrat aktuale nuk tregojnë se virusi ka humbur fuqinë e tij dhe po përhapet më pak.

Në javën e kaluar ka pasur një përkeqësim të përgjithshëm të epidemisë, ne jemi përsëri në një fazë ekspansioniste“, deklaroi Speranza në dhomën e ulët të parlamentit.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte vendosur që të përfundonte në fund të këtij muaji, por tashmë me rastet që po rriten do të vijojë të jetë në fuqi dhe për të paktën 3 muaj.

Njëzet rajone të Italisë janë aktualisht të ndara në tre tipe zonash, të verdha, portokalli dhe të kuqe, në varësi të situatës epidemiologjike lokal, ndërsa çdo javë situata është rishikuar nga komiteti shkencor.

Italia ka regjistruar 79,819 vdekje nga COVID-19 që nga nisja e pandemisë në Shkurt të vitit të kaluar. Itali është vendi i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë dhe i gjashti për nga  në botë. Po ashtu ka raportuar 2.303 milionë raste COVID-19 deri më tani.