ITSHKSH hapi disa “dritare” në arkivat e Vatikanit dhe të OKB-së në Gjenevë

Në vazhdën e bashkëpunimit dhe komunikimeve me përfaqësues diplomatik, sot është realizuar një takim në mes të drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani dhe ambasadores e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selinë e Shenjtë – Vatikan, Marija Efremova, si dhe ambasadores së ardhshme në OKB-Gjenevë, Teuta Agai Demjaha, me me ç’rast janë shkëmbyer mendime e përvoja mbi fushëveprimet e përbashkëta në të ardhmen.

Marketing

Dr. Asani i njoftoi ambasadoret Efremova dhe Demjaha mbi ecurinë dhe dinamikën e punëve kërkimore – shkencore të ITSHKSH, si dhe mbi rolin që po luan ky Institut në afirmimin e vlerave dhe ideve përbashkuse midis njerëzve.
Për ambasadoren Efremova ishte risi lajmi për rast themelimin e Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nëna Tereze, i cili jo vetëm se është i pari i këtij lloji në botë, por si i tillë synon të ngrejë në një nivel më të lartë kujdesin shkencor e institucional ndaj kësaj figure kolosale të njerëzimit.
Për botën shkencore, Selia e Shenjtë gjithmonë ka paraqitur pikë referuese e studimeve dhe hulumtimeve arkivore, andaj Dr. Asani me këtë rast kërkoi nga ambasadorja Efremova që t’u krijojë mundësi punonjësve shkencor të ITSHKSH në shfrytëzimin e dokumenteve në Arkivat e Vatikanit.
Ambasadorja Teuta Agai Demjaha i premtoi drejtorit Asani se dyert e OKB-së në Gjenevë do të jenë gjithmonë të hapura për nevojat e ITSHKSH, duke vendosur kështu në të ardhmen ura bashkëpunimi me disa nga agjencitë dhe drejtoritë e OKB-së në Gjenevë. 
Dr. Skender Asani në emër të tij dhe të punonjësve shkencorë të ITSHKSH shprehu falënderim ndaj dy ambasadoreve të ardhshme për gatishmërinë e tyre në afirmimin e punës shkencore-kërkimore edhe jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut.

Marketing