ITSHKSH, promovohet libri “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shpirtërore, sot upromovua libri “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare” nga autorët Skender Asani, NoraMaliqi-Zylali dhe Vllado Popovski. Ky është një aktivitet i radhës i Departamentit për Edukimin dheStudimin e Holokaustit, që siç përkujtoi Teuta Demjaha, bashkëpunëtore shkencore, në hapje të këtijpromovimi, qe themeluar në kuadër të ITSHKSH-së, pikërisht në mars të vitit të kaluar, por që përputhetme marsin e vitit 1943, kur mijëra hebrenj të Maqedonisë, i kishin mbledhur me dhunë në Monopolin eShkupit, dhe pastaj me trenat e vdekjes qenë dërguar në kampin famëkeq të Treblinkës-Poloni.“Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, është vepër e parë e këtij karakteri nërajonin tonë, përpos rëndësisë eksplicite studimore nga fusha e legjislacionit, nxjerr në pah edhe njërëndësi tjetër që lidhet me synimet e ITSHKSH-së, për të përmbushur objektivat tona për ngritjen eDepartamentit, tha drejtori Skënder Asani në fjalën e tij përshëndetëse. Ai midis tjerash tha se kjoveprimtari ambicioze e Institutit ndjek përvojat më të avancuara në fushën e momoaristikës, kurse sishprehje e drejtpërdrejtë e këtij interesimi është edhe ideja për të sjellë në vëmendjen e publikut tonëhistorinë orale përmes rrëfimeve autentike të të mbijetuarve nga Holokausti dhe të atyre që kontribuuannë shpëtimin e hebrenjve. “Duke iu falënderuar mikut tonë dhe studiuesit të palodhur, dr. VlladoPopovskit, libri që promovojmë sot, i pajisur me dokumente dhe burime të vlefshme arkivore, sjell përherë të parë tek lexuesi i këtushëm arkitekturën e një sistemi antisemitist, siç ishte Mbretëria Bullgare, ecila duke qenë besnike e verbër e politikës hitleriane, kishte ngritur në nivel legjislacioni gjithëinfrastrukturën ligjore për zgjidhjen përfundimtare të çështjes hebreje”, tha Skënder Asani, i cili poashtuvuri në dukje edhe kontributin e bashkautores, Nora Maliqi-Zulali, angazhimi i së cilës përveç vokacionittë saj të një hulumtueseje të çështjes hebrenje, është edhe pjesë e doktoranturës së saj që merret mekampin e përqendrimit të Monopolit të Shkupit”.Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përshëndeti autorët për kontributine çmuar për të nxjerrë në dritë edhe një aspekt ndryshe, aq domethënës për njerëzimin dhe botëkuptiminmbi humanizmin dhe solidaritetin njerëzor, në suazat e kësaj ngjarjeje të trishtuese për gjithë pjesëtarët ebashkësisë hebraike, siç ishte depërtimi i 7144 hebrenjve më 11 mars 1944 nga monopoli i Shkupit përkampin famëkeq të Treblinkës. Oto Grafi(Otto grafi), zëvendësambasador i Gjermanisë në Shkup, midis tjerash theksoi se sot kurkemi gjithnjë e më pak dëshmitarë të ngjarjeve të kohës, është mirë që ta mbajmë gjallë kujtesën përholokaustin.Recensenti Igor Jurukov, librin “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, quajtivepër epokale, sepse lexuesit dhe hulumtuesve u mundëson që dokumentet t’i shohin dhe studiojnë nëformë autentike, kurse vrojtimet e autorëve janë të detajuara për gjendjen sociale, të drejtat e hebrenjvedhe shfarosjen e tyre. Edhe recensentja tjetër, Maja Susha, duke folur për depërtimin e hebrenjve do tëthotë se kjo do të ishte e pamundur po të mos ishte korniza ligjore që solli Mbretëria Bullgare dhe se nëlibrat shkollorë tash e tutje do të duhej të përfshihen përmbajtje nga ky botim. Edhe recensenti i tretë,
Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zabtimin e Gjuhës, tha se historiografia është më e pasur për një botimtë rëndësishëm, dhe vetë përmbajtja e tij si një mësim për të mos u përsëritur më.Nga autorët e librit “Legislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, foli dr. VlladoPopovski, duke përmendur të veçantat e tij. Duke përkujtuar se ka pasur edhe botime të tjera në këtë temë,si të re libri i tyre sjell përveç vetë legjislacionit, edhe debatet që i kanë paraprirë atij në shoqërinëbullgare dhe vetë parlament, kur është kundërshtuar nga shumë qarqe intelektuale, shkrimtarë dhe Kisha,që ka ndikuar që të mos realizohet në tërësi projekti i depërtimit të hebrenjve, si “zgjidhje përfundimtare”.Ai foli për paradoksin se si në një shoqëri të njohur gjer atëherë për demokraci liberale të realizohet njëqëllim i tillë, dhe kjo ngase cari i atëhershëm, duke u rreshtuar me Hitlerin, ka dashur të realizojë pjesë tëpadrejtësive të pretenduara territoriale ndaj Bullgarisë nga e kaluara. Vllado Popovski foli edhe për masatkonkrete se si me ligj iu vështirësua jeta bashkësisë hebreje para se të bëhej deportimi i tyre.Promovimi u hap me një këngë tradicionale në gjuhën hebraike-ladino, nga Sara Aoresti, e ardhurnga SHBA, e cila rrjedh nga një familje hebreje nga Manastiri, kurse gjyshja e saj ende është gjallë dhejeton në Boston, në moshë të shtyrë 103 vjeçare, e cila kishte shpëtuar falë strehimit te familjet shqiptare.Promovimin e përshëndetën përmes vide-mesazhit ambasadori i Izraelit Dan Oruan dhe Rachel Levy, njëpasardhëse e një familjeje hebreje, poashtu që ka gjetur strehim në Shqipëri.

Marketing