ITSHKSH Shkup: Brendojmë figurën e shenjtores shqiptare

Në kuadër të ITShKShM-së u themelua departamenti i dhjetë kushtuar veprimtarisë së shenjtores Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, i cili do të ketë për qëllim hulumtimin e jetës dhe veprës së saj.

Marketing

Departamenti do të shërbejë për të brenduar figurën e shenjtores shqiptare, sepse solidariteti është vlerë evropiane me të cilën ne si popull krenohemi.

“Jam i bindur se si kemi hapur brenda disa muajsh katër departamente të reja me praninë e zëvendëskryeministrit, ne kemi shpresa që ky departament do të kalojë në Qeveri dhe do të marrë formën zyrtare”,- tha drejtori i ITShKShM-së, Skender Asani.

“Jam këtu jo vetëm si përfaqësues i Qeverisë, por edhe si përfaqësues i projektit evropian të Maqedonisë, që të promovojmë vlera të tilla dhe çka është më e rëndësishme t’i institucionalizojmë që institucionet shtetërore të merren me promovimin dhe hulumtimin e jetës së tyre”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

ITShKShM është mbështetur sot në punën që kryen edhe nga ministri i kulturës, Hysni Ismaili.

“Vizita ime është përkrahje për aktivitetin e mahnitshëm që bën ky institucion dhe me këtë vizitë duam ta sigurojmë përkrahjen tonë në të ardhmen për punën që e pret ky institucion dhe të themi se ne gjithmonë do të jemi krah Institutit”,- theksoi ministri i kulturës, Hysni Ismaili.

ITShKShM vazhdon me punë. Nga 10 deri më 20 shtator do të realizojë projektin e radhës kushtuar shqiptarëve në Nju Jork.

Marketing