ITSHKSH shpreh keqardhje për ndodhitë në BFI!

Në kumtesën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup kanë shprehur keqardhje për ndodhitë në BFI.

Marketing

“Ndërhyrja e djeshme ndaj autonomisë së Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut është lajm jo i mirë për gjendjen e të drejtave religjioze të qytetarëve dhe organizatave religjioze në Maqedoni”.

“Duke qenë edhe vet cak i ndërhyrjeve të këtilla në të kaluarën, Instituti, si një institucion shkencor që kujdeset edhe për vlerat shpirtërore, shpreh keqardhje për këtë ngjarje dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në vend, por edhe faktorëve të tjerë shoqërorë vendorë e ndërkombëtarë, që të ndihmojnë në ruajtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, sepse pikërisht bashkësitë fetare janë kujdestarët e paqes, dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve dhe në një mënyrë, ato janë edhe garancia e funksionimit të mbarë të shtetit”, thuhet në njoftimin e ITSHKSH-së.

Ata shtojnë se Maqedonia e Veriut është një shtet dhe një shoqëri ku diversiteti është vlera unike që e ndërton identitetin e saj, ndërsa ruajtja e kësaj vlere është veçmas e rëndësime për agjendën euro-atlantike të vendit.

Marketing