Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, ka uruar qytetarët e vendit.

Ai thotë se ëndrra më e madhe e një populli është të krijojnë shtetin e tyre.

“Sot ëndrra jonë për liri dhe pavarësi të Maqedonisë është realitet. Por, liria nuk merret një herë e përgjithmonë, por për çdo ditë. Për këtë arsye, detyrë e gjeneratës tonë është të mos lejojmë që liria dhe pavarësia e Maqedonisë të jetë e zbrazët. Në çdo momente vendimtare të historisë sonë, populli ka sjellur vendim të mençur. Kështu ishte edhe në referendumin e 30 shtatorit, ndërsa shumica e deputetëve në Kuvend vepruan kundër vullnetit të popullit”, tha Ivanov.

Artikulli paraprakAli Ahmeti: Bujar Osmani është i pastër
Artikulli tjetërNë internet më së shumti përmes telefonit