Presidenti i shtetit Gorge Ivanov në manifestimin në Meçkin Kamen ka thënë fjalë të rënda kundrejt Qeverisë, marrëveshjen e ka quajtur të dëmshme, ndërsa politikanët që e kanë nënshkruar atë të verbër nga reflektorët. Fjalimi i tij madje është përcjellë me skandime në emër të tij.

“Asnjë gjeneratë nuk mund të pohoj se me të fillon gjithçka, kombi, republika është krijuar nga shumë gjenerata. Unë jam vetë zëri i popullit, kërkesat e juaja janë të mia, vendimet e juaja janë të mia”, ka thënë Ivanov.

Sipas tij gënjeshtër është se me marrëveshjen do të ndryshohet vetëm emri. Ai ka thënë se me këtë do të ndryshohet identiteti maqedonas dhe shtetëror.