Kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov duke iu përgjigjur qeverisë për mos pranimin e mjetit të llogaridhënies thotë se nuk ka nevojë për mjete shtesë të llogaridhënise, pasi në nëntë vitet e fundit Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka shfrytëzuar fondet buxhetore në mënyrë të përgjegjshme, të ndërgjegjshme dhe transparente.

“Në këtë drejtim, ne theksojmë se të gjitha furnizimet publike nga Kabineti i Presidentit kryhen në mënyrën më transparente dhe në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore dhe ato janë në dispozicion të publikut. Kjo është konfirmuar nga raportet e Komisionit për revizion mbi funksionimin e Kabinetit të Presidentit”, thuhet në komunikatën e zyrës së presidenti, njofton Shenja.

Ata theksojnë se për të ofruar informacione objektive për publikun, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, si më parë dhe në të ardhmen, është plotësisht i disponueshëm për çdo informacion lidhur me operacionet financiare dhe shpenzimin e parave publike për qëllime zyrtare.

“Duke pasur parasysh se ekzistojnë mekanizma për të kontrolluar performancën financiare të institucioneve shtetërore, Kabineti i Presidentit nuk ka asnjë detyrim ligjor për të pranuar “mjete” shtesë”, përfundon komunikata.

Artikulli paraprakNobelisti Ferid Murad mori pjesë në hapjen zyrtare të konferencave shkencore të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara dhe Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore
Artikulli tjetërReferendumi, Zaev pranon marrëveshje me opozitën