Ivanov ka të drejtën të falë Çavkovin dhe të tjerët që nuk përfshihen me amnistin?

Po rrjedh afati për paraqitjen e kërkesës për amnisti për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017, pasi që Ligji për amnisti u publikua në Gazetën Zyrtare.

Marketing

Edhe pse Ligji për Amnisti përjashton nga falja organizatorët e 27 prillit, personat që kanë kryer akte dhune, personat e maskuar dhe drejtuesit e lartë të policisë që kanë vepruar kundër autorizimeve atë ditë, përsëri mbetet i paqartë fati i këtyre personave.

Nëpër koloaret politike dhe mediatike gjithnjë e më shumë flitet për mundësinë që këta kategori t’i amnistojë presidenti Gjorgji Ivanov, i cili një vendim të ngjashëm e kishte marë edhe në vitin 2016, por të njëjtin e kishte tërhequr pas protestave të shumta në vend. Për mediat në gjuhën maqedonase, nga kabineti i presidentit Ivanov kanë thënë se ai ka të drejtë që të amnistojë qytetarë falë nenit 11 të Ligjit për falje.

Neni 11, Ligji për Amnisti “Kryetari i Republikës me përjashtim mund të jep falje edhe pa realizim të procedurës për falje të definuar me këtë ligj kur kjo është në interes të Republikës, ose kur rrethana të veçanta që kanë të bëjnë me personin ose veprën penale dëshmojnë se kjo është e arsyeshme”.

Nga amnistia e Ivanovit do të përfitonin ish drejtuesit e policisë së vendit, Mitko Çavkov dhe Vlladimir Atanasovski, personat e akuzuar për dhunë fizike më 27 prill të vitit të kaluar Igor Jug, Jane Çento dhe Aleksandar Vasilevski Ninxha të cilët atë ditë kanë qenë edhe të maskuar.

Jozyrtarisht vlerësimet e para janë që Ivanov si arsyetim për amnisti të këtyre personave do të përdor ligjin për amnisti të sjellë në Kuvend i cili duket që do të jetë i dobishëm vetëm për deputetët dhe një kategori të vogël të personave që kanë kryer vepra më të lehta. Kreu i shtetit dekretoi ligjin për amnisti pa e problematizuar edhe pse i njëjti ishte vlerësuar si diskriminues edhe nga ish partia e tij amë.

Pas publikimit në gazetën zyrtare të ligjit, nga dita e enjte, të gjithë personat e dyshuar, akuzuar dhe gjykuar me vendim të plotëfuqishëm për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend kanë pesë ditë afat që dorëzojnë në gjykatë kërkesë për amnisti. Që në dy ditët e para disa nga personat e përfshirë në këtë proces kanë filluar të dërgojnë kërkesat e para, ndërsa pas afatit pesë ditor, gjykata në konsultim me prokurorin e rastit kanë pesë ditë shtesë për të sjellë vendim.