Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot qëndron për vizitë pune në Ankara, Republika e Turqisë.

Siç kanë njoftuar nga kabineti i presidentit, Ivanov në Ankara merr pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Rexhep Taip Erdoganit për president të Republikës së Turqisë.