Ivanov në Paris: Nuk duhet të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme

Presidenti Gjorge Ivanov, mbrëmë ka mbajtur fjalim në Forumin për Paqe në Paris ku ka folur për shkollën për liderë të rinj, që e organizohet për nëntë vite me iniciativë të tij.

Ai tha se kjo mund të shfrytëzohet si model për ndryshimin e arsimit pragmatik dominues, i cili sipas tij, duhet të orientohet drejt zgjidhjes,

“Mesazhi im për ju liderë të sotshëm është: mos shikoni zgjedhjet e ardhshme, por gjeneratat e ardhshme. Investimi në liderë të rinj duhet të bëhet modë, trend i ri. Për ide të këtilla nuk duhet të kërkohen të drejtat autoriale. Kjo është shumë e rëndësishme në shoqëri”, tha Ivanov.
Ai në fjalimin e tij tha se deri tani në shkollën e liderëve të rinj kanë marrë pjesë mbi 350 të rinj nga Maqedonia dhe bota, të cilët janë trajnuar nga 200 liderë të njohur botërorë nga fusha politikës, biznesit, inovacionit, komunikimit dhe fusha tjera.

Përndryshe, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, Ivanov dje ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, që u mbajt në Portën Triumfale në Paris.