Ivanov nga Detroiti: Më 30 shtator nuk do të dal të votojë

Dy herë kam marrë besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshimin e Kushtetutës me qëllim për të ndryshuar emrin kushtetues, për të mos pranuar ide dhe propozime që do të rrezikonin identitetin kombëtar maqedonas, veçantinë e kombit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin e bashkëjetesës maqedonase. Unë nuk devijoj nga premtimi im. Prandaj, më 30 shtator, nuk do të dal për të votuar, tha presidenti Gjorge Ivanov para Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë në Detroit, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.

Marketing