Shefi i shtetit, Gjorge Ivanov, nuk do të mundet të votojë “për” ose “kundër” në referendumin e 31 shtatorit, pasi që do ta përfaqësojë Maqedoninë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kumtojnë nga Kabineti i Presidentit.

“Mungesa e tij në shtet është rezultat i “sistemit të rotacionit” i cili është caktuar paraprakisht. Pra sipas së njëjtës, një vit shkon në Nju Jork kryeministri, ndërkaq vitin tjetër shefi i shtetit”, thonë nga Kabineti.

Ndryshe, presidenti Ivanov është kundër Marrëveshjes me Greqinë, e cila parasheh ndryshimin e emrit kushtetues dhe disa ndryshime tjera kushtetuese me qëllim që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE.