Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë, pas shpalljes në opinion të Vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër Mile Janakieskit, kategorikisht refuzon çfarëdo lloj involvimi në lidhje me vendimin e sjellur gjyqësor.

“E informojmë opinionin se as nuk është kërkuar, as mbajtur takim me ndërmjetësuesin e Mile Janakieskit, siç është cituar në vërejtjen zyrtare të DSK-së, e klasifikuar ” me besueshmëri të ashpër”, ndërsa e cila është bazë për përcaktim të masës së paraburgimit. Mile Janakieski në telefon kërkoi takim me presidentin Ivanov i cili është mbajtur më 13.11.2018, e martë në orën 16:00 në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. Në takim, megjithatë nuk ishin diskutuar temat e amnistisë, në të cilën i bëhet thirrje gjykatës në vendimin për paraburgim, e cila është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, as tema e abolimit”, citohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit Ivanov.

Konsiderojmë, potencojnë nga Kabineti i Ivanov, se bëhet fjalë për konstruksion të gënjeshtrave në bazë të supozimeve me qëllim që të involvohet presidenti i Republikës së Maqedonisë, e dukshme nga arsyetimi i shpallur publik i vendimit të Gjykatës.

“Tërë kjo paraqet manipulim të ashpër policor dhe involvim të nëpunësve policor me çka janë kryer vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim, falsifikim të dokumentacionit, përdorimi i dokumentacionit me përmbajtje të pavërteta. Mbetet e paqartë, në bazë të së cilës ndiqen aktivitetet e presidentit Ivanov dhe Kabinetit të tij nga ana e DSK-së”?, citohet në kumtesë.

Nga Kabineti i Ivanovit presin përgjigje urgjente nga ministri i Punëve të Brendshme, nga drejtori i DSK-së, nga kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 në shënimet e Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë të cilat ishin dërguar sot.

“E dukshme është se vazhdon praktika e konstruksioneve dhe gjenerimi i krizave në shoqërinë e Maqedonisë nga sjellja e papërgjegjshme e pjesëtarëve të DSK-së, diçka që presidenti Ivanov e ka potencuar në fjalimin vjetor drejtuar deputetëve në vitin 2017. Presidenti Ivanov, sikur edhe deri tani do të veprojë vetëm sipas Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë dhe me kompetencat e tij pa kurrfarë presioni dhe kërcënime nuk do të heqë dorë nga ajo”, potencohet në kumtesën e Kabinetit të Ivanov.