Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, vlerëson se deklarata e mbrëmshme e Kryeministrit Zoran Zaev për emisionin “Top Tema”, se në rast se nuk arrihet marrëveshja me Greqinë do të cënohen perspektivat e Republikës së Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO, nga kabineti i presidentit thonë se kjo paraqet një tentim për manipulim të opinionit dhe qytetarëve maqedonas para deklarimit eventual në Refendum.

“Përcaktimet strategjike të Republikës së Maqedonisë për antarësim në Bashkimin Europian dhe NATO janë qartazi të definuara. Ruajtja e emrit kushtetues dhe gjetja e zgjidhjes që nuk do të shkakton ndryshime kushtetuese, në asnjë mënyrë nuk është e drejtuar kundër integrimit e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe NATO. Arritja e një marrëveshje ndërkombëtare e përbërë në një ose më shumë dokumente duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe të mos parasheh ndryshim të saj”, thuhet në kumtesën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Sa i përket thirrjes së Zaevit për mbështetje të marrëveshjes eventuale nga ana e gjithë aktorëve politik, Presidenti Ivanov edhe njëherë thotë se duhet konsensus i gjërë nacional për gjejtjen e zgjidhjes që nuk do të rrënon dinjitetin e popullit maqedonas dhe qytetarëve.