Ivanovi për katër muaj kishte harxhuar 8 mijë euro për pije dhe kafe

sh-presidenti Gjorgje Ivanov gjatë mandatit të tij ka harxhuar shuma marramendëse të parave vetëm për lëngje dhe kafe. Për vetëm katër muaj janë harxhuar mbi 8 mijë euro, shkruan FOKUS.

Marketing

Më tej nënvizohet se nuk është ditur se kush ka pirë e kush ka pagur në Vilën Vodno gjatë mandatit të presidentit Ivanov. Fokus ka publikuar shpenzimet e presidentit Ivanov në katër muajt e fundit të mandatit të tij si president shteti. Fillimisht vërehet mungesa e kontrollit që do të bënte dallimin midis shpenzimeve private dhe shtetërore.

Nëpërmjet kërkesës për qasje të lirë në informata publike mësohet se vetëm në bufenë e Vilës Vodno për gati katër muaj janë shpenzuar pothuajse 512.000 denarë. Përkatësisht, për dy muaj janë shpenzuar deri në dy mijë euro për lëngje dhe kafe.

Marketing