Ivanovi që nuk e dekretoi Marrëveshjen e Prespës, këtë vit pret ftesë për në NATO

Shumë shpresa për jetësimin e Marrëveshjes së Prespës në vitin 2019. Është arritur më e mira e mundshme, vlerëson Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë të dhënë për agjencinë informative të Maqedonisë. Megjithatë shtoi se tani përgjegjësia për jetësimin e saj ka kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Këto shpresa i përforcon edhe më shumë deklarata e Presidentit Ivanov. Dihet se anëtarësimi në NATO, siç e ka bërë të qartë edhe vetë kreu i saj Jens Stoletenberg, është i pamundur pa suksesin e Marrëveshjes së Prespës. Kuvendi e miratoi me 2/3-tat, marrëveshjen nuk e dekretoi Presidenti Ivanov, por i njëjti sot tha se pret që këtë vit Maqedonia përfundimisht të marrë ftesë për anëtarësim në NATO.

“Presim që ky vit të jetë i suksesshëm për armatën dhe të marrë atë qe e meriton, ta marrim ftesën, dhe Maqedonia përfundimisht të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Gjorge Ivanov, president i R.M-së

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, në mesazhin e tij të fundvitit është shprehur i bindur se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin grek, me çka do të mbyllë një cikël jo produktiv 30 vjeçar që i ka kushtuar shumë Greqisë.

Marketing