Ivanovi reagon ndaj Komisionit antikorrupsion

Kabineti i Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, ashpër ka reaguar dhe e ka cilësuar si vendim politik të Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit, ngritjen e procedurës kundërvajtëse.

Marketing

Nga kabineti i Ivanovit hedhin poshtë ngritjen e procedurës kundërvajtësi duke theksuar se nuk ka shkelje nga ana e presidentit gjatë dekreteve për avancim të disa eprorëve të caktuar të ARM-së.

“Presidenti ka vepruar në bazë të ligjeve dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e tij”, thuhet në reagimin e Ivanovit.

Marketing