Ivanovit i kanosen pesë vite burg, ja kush shkruan?

Sipas javores Fokus, presidentit të vendit Gjorgje Ivanov tani i kanoset dënim prej 5 viteve burg, për shkak të akuzës për shkelje të Kushtetutës. Siç transmeton Gazeta Lajm, Fokus shkruan se Ivanov është në gjendje të palakmueshme, për shkak se partia e tij (VMRO-DPMNE) nuk ka më kontroll ndaj prokurorisë dhe Gjykatës Kushtetuese, kontroll që thuhej se e kishte në kohën kur ishte në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në.

Marketing

“Shefit të shtetit iu idhëzua udhëtimi i paradokohshëm në Turqi, sepse rrugës për në shtëpi mori vesh se kundër tij janë ngritur dy padi. Ivanovi është në gjendje të palakmueshme, sepse partia e tij nuk e kontrollon më prokurorinë e as Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Fokus./Lajmpress

Marketing