Ivanovska: Do ndjekim administratën në fushatë

Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë” paralajmëroi se Komisioni do të ndjek nëse punonjësit e administratës gjatë orarit të punës do të marrin pjesë në fushatën për zgjedhjet presidenciale. Ivanovska ka shtuar se nga të gjitha institucionet kanë kërkuar t’u dërgojnë lista të makinave zyrtare, përkatësisht modelin dhe regjistrimin.

Marketing

Synimi është që të ndalojmë përdorimin joligjor të kapaciteteve buxhetore, në këtë rast të makinave zyrtare, duke pasur parasysh informacionet nga fushata paraprake zgjedhore, se në numër të madh të rasteve janë keqpërdorur veturat zyrtare. Gjithashtu, duke ditur se keqpërdoren edhe resurset njerëzore, përkatësisht nëpunësit në administratën publike, planifikojmë të bëjmë kontrolle të listave të evidentimit për hyrje- dalje në punë ndërsa do të kemi edhe të dhëna nga vëzhguesit dhe nëse vërejmë diçka, do të kontrollojmë nëse ndonjëri nga të punësuarit ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore gjatë orarit të punës- deklaroi Biljana Ivanovska- kryetare e KPK-së.

Marketing