Ivanovski: Ivanov nuk mund ta vazhdojë funksionin presidencial, as Talat Xhaferi nuk bëhet edhe president i Republikës edhe kryetar i Kuvendit

Pas përfundimit të mandatit presidencial, Gjorge Ivanov në asnjë mënyrë nuk mund ta vazhdojë funksionin. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka luftë ose situatë të jashtëzakonshme në shtet, ndërsa kjo është procedurë e ndërlikuar për të cilën nevojitet shumicë prej dy të tretash. Prandaj qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm që të sigurohet censusi zgjedhor që nuk është aq i paarritshëm, thotë në një intervistëtë për MIA-n ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, transmeton zhurnal.mk.

Marketing

“Ivanov në asnjë rast nuk mund të kthehet. As Shën Jovani nuk mund ta kthejë në funksion. Ky kombinim bie në çdo rast. Nëse nuk zbatohet zgjedhja mbetet kryetari i Kuvendit… Jo se ai bëhet president i Republikës por i kryen funksionet e domosdoshme që janë për presidentin e Republikës deri në momentin e zgjedhjes së sërishme” , thotë Ivanovski.

Kjo do të thotë, siç sqaron, se T por në këtë periudhë ingerencat e tij në Kuvend pushojnë dhe nuk ka të drejtë për vendimmarrje.

Lidhur me funksionet presidenciale, ai do t’i kryente funksionet kryesore të presidentit të Republikës.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, është e domosdoshme nga cilido aspekt, nga aspekti kushtetueso-juridik, politik apo nga aspekti qytetar, të arrihet censusi dhe të bëhet zgjedhja e presidentit të Republikës.

“Pasi në raundin e parë nuk i dha rezultatet e pritshme, tani është e domosdoshme në votimin e fundit të arrihet censusi zgjedhor, që është 40 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. Nëse vjen deri te më pak e dëshiruara, gjegjësisht të mos sigurohet censusi, kjo do të thotë se zgjedhjet janë të pasuksesshme dhe kryetari i Kuvendit menjëherë duhet të shpallë zgjedhje të reja të cilat duhet të zbatohen në afat prej 40 ditëve nga momenti i shpalljes” , thotë Ivanovski. Me fjalë të tjera, siç shton ai, këto afate janë më të shkurtra dhe në aspektin kushtetues janë përcaktuar kur mbi çdo bazë presidentit i mbetet mandati.

“Atëherë shkohet në zgjedhjet të cilat duhet të zbatohen në afat prej 40 ditëve. Nëse vjen drejt opsionit të tillë, kjo kushton shtrenjtë. Kjo do të thotë harxhim i parave të popullit, kjo do të thotë se krahas atyre nëntë edhe nëntë milionë euro të tjera të këtij populli të përvuajtur që do të thotë është një tragjedi e madhe. Kjo shkakton edhe krizë politike, nënkuptohet” , thekson Ivanovski. Sipas tij, më së miri është të bëhet përzgjedhja e presidentit.

“Zgjidhje tjetër është të shkohet në zgjedhje të sërishme, ndërsa e treta edhe pse kjo nuk është zgjidhje është të vijë drejt ndryshimit të Kushtetutës ku do të parashihet zgjedhja eventuale e kryetarit të Kuvendit. Por, kjo nënkupton edhe ndryshimin e Kushtetutës, kjo nënkupton një procedurë se fillimisht duhet të përcaktohet nevoja e ndryshimit të Kushtetutës, ndërsa pastaj të shkohet me vendimin për projekt-amendamentet, pastaj përcaktimi që ky vendim të sillet, që do të thotë një periudhë më e gjatë e zgjatjes së kësaj krize, që absolutisht është e papranueshme” , shton Ivanovski.

Duke folur për censusin zgjedhor Ivanovski thotë se censusi aktual është përcaktuar në Kushtetutën e vitit 2008 dhe se që atëherë ka qenë mbi 50 për qind.

“Më pas shkuam me 40 për qind. Kështu që mund të jetë edhe 30 për qind edhe pse nën këtë nivel do të ishte joserioze të shkohet. Megjithatë, nëse përcaktohet për një census të tillë eventual, shqetësimi i të gjithëve është që edhe më shumë të vihet drejt atij, pasi ky census duhet të shkojë përmes ndryshimit kushtetues, dhe nëse do të ulet censusi ose do të jetë zgjedhje në Kuvend… ato janë afate” , vlerëson Ivanovski dhe shton se joserioziteti ka qenë i partive politike që kanë lejuar të vihet në një nivel të tillë. Nevojën e sigurimit të censusit zgjedhor Ivanov e mbështet edhe me faktin se zgjedhje të reja do të thonë edhe shpenzime të reja të buxhetit shtetëror.

“Ne jemi vend relativisht i varfër dhe neve nuk na duhen dasma të mëdha, siç janë zbatuar deri më tani në një pjesë. Duhet të jetë ekonomike dhe racionale, për çka duhet të prononcohet Kuvendi” , thotë ai.

Ivanovski vlerëson se çdo burrështetas dhe funksionar duhet të jetë përgjegjës për funksionin e tij.

Marketing