17:30 | 23 Prill 2021

Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të EHF-së.

Gjykata e Apelit të Federatës Evropiane të Hendbollit ka një anëtar të ri, fjala bëhet për Sekretarin e përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovci, transmeton lajmi.net.

Në Kongresin e 15-të të Federatës Evropiane të Hendbollit, Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të EHF-së.

Zgjedhjet për president, Komitet Ekzekutiv dhe për organe tjera drejtuese janë mbajtur të premten pasdite. Michael Wiederer ka fituar edhe një mandat në krye të Federatës Evropiane.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Federatës tonë, Izet Gjinovci, ishte kandidat për Gjykatën e Apelit të EHF-së. Dhe ai mori votat e mjaftueshme, përkatësisht ishte prej më të votuarëve, duke lënë pas kandidatë të Federatave të mëdha evropiane.

Për herë të parë FHK-ja ka përfaqësues në organe drejtuese të Federatës Evropiane. Në Kongres, FHK-në po e përfaqësojnë presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci./Lajmi.net/