Izet Mexhiti kujton Abdilaqim Ademin: Ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Veprimtari i shquar i BDI-së, Izet Mexhiti, ka përkujtuar atdhetarin e shquar, Abdilaqim Ademin, me rastin e trevjetorit të kalimit në amshim.

Marketing

Z. Mexhiti ka shkruar se puna dhe veprimtaria e Abdilaqim Ademit, do të mbeten gjurmë e pashlyeshme, si dhe udhërrëfyesi më i frytshëm për ne dhe gjeneratat e reja!

Ja postimi i z. Mexhiti:

Me mall kujtojmë figurën dhe veprimtarinë e mikut tonë Abdilaqim Ademi

Sot u bënë tre vite pa ty miku im, por puna dhe veprimtaria jote do të mbeten gjurmë e pashlyeshme, si dhe udhërrëfyesi më i frytshëm për ne dhe gjeneratat e reja!

Të përkujtojmë gjithmonë me mall dhe krenari!
IM