Izet Mexhiti: MO dhe UÇK-ja sjelli shumë komuna shqiptare, mandati i ardhshëm “decentralizimi”

Gjatë takimit me banorët e Shishovës, kandidati dhe bartësi i listës së BDI në zonën e I-rë zgjedhore, Izet Mexhiti para tyre ka shpalosur edhe arsyen se pse kandidon dhe se ekipi i tyre që është në listë do të bëj më të mirën e mundshme në mandatin e ardhshëm, raporton zhurnal.mk.

Marketing

“Të nis decentralizimi dhe të shkojmë në fazën e tretë sepse duam me fjalë të tjera që jo vetëm 3 ose 4 % nga tatimet tuaja që i paguani ju si qytetarë të ndalen në komunë dhe 90 % të shkojë në Qendër”, kështu ka theksuar në fillim të takimit me qytetarët Mexhiti duke shtuar se do të vazhdojnë që të merren me decentralizimin që të fuqizohen komunat shqiptare.

“Përfaqësojnë opozitën dhe kur të piqen në të ardhmen mund t’ua japim mundësinë të na përfaqësojnë, unë në parlament shkoj për një arsye kam ngat vetes 3 mandate si kryetar komune, njoh mirë decentralizimin një ndër shtyllat kryesore që doli nga MO dhe UCK dhe ne jemi ata që bëmë komunat tona shqiptare që duam të faktorizojmë shqiptarët edhe në Butel dhe komunat simbolike pa buxhet e administratë dhe pamundësi të ndihmojnë qytetarët ne arritëm që në qeveri të kalojmë dy fazat e decentralizimit fiskal dhe tashmë janë në ndihmë të qytetarëve dhe tashmë flasim për projekte edhe më të mëdha si shkolla e spitale”, vlerëson mes tjerave Mexhiti, raporton Zhurnal.mk.

Ai ka shtuar se në të ardhmen komunat shqiptare do të jenë më të fuqishme me decentralizimin fiskal i cili ka mbetur në realizim në fazën e tretë duke dhënë premtim që ai personalisht do të angazhohet në këtë drejtim.

“Që komunat të jenë më të fuqishme dhe ne do të bëjmë që % ta bëjmë më tepër e të dyfishohet e trefishohet në komunat shqiptare, në këtë mënyrë duam që komunat tona ti bëjmë shtet në shtet që kërkesat e tyre obligimeve mos bredhin nëpër Shkup por ti realizojnë tek kryetari që kanë zgjedhur, unë do të fuqizoj arsimin shqip e sa shkolla kanë edhe do të ndajnë buxhet që të mos diskriminohet arsimi shqip dhe parimi i numrit të nxënësve të bëhet si në të gjitha shkollat”, ka thënë kështu Mexhiti.

Ai më tej ka thënë se nuk kërkojnë votën shqiptare për të mposhtur partitë tjera politike por që si ekip i përbërë nga ekonomist, jurist, mjek etj, do të sjellin më të mirën për qytetarët.

“Pra, ne e dimë se kërkojmë votën tuaj dhe ku duhet të kontribojmë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe ne nuk kërkojmë votë për të mposhtur partitë e vogla shqiptare të cilat nuk e dinë çfarë paraqesin as vet e as opozitë për shkak se ata duhet të kenë një vështrim kritik ndaj qeverisë dhe e kanë problemin se janë në hipotekë dhe nuk mund të bëjnë atë. Dhe në vendbanimet tjera ne para juve paraqesim një ekip nga profilet e ndryshme ekonomist, doktor dhe fushë humanitare dhe poashtu edhe kryeministri Ziberi mbulon fushën juridike një ekip i plotë që mund të ballafaqohet brenda kuvendit, pra BDI tash po mbush 18 vjet tamam koha e pjekurisë dhe nëse kemi bë lëshime e gabime populli edhe do na e falë e tash kur hynë në moshën e pjekurisë me gjithë sfidat që ka kaluar mendoj se shumë më qartë lëviz drejtë të ardhmes në RMV”, ka shtuar mes tjerave Mexhiti, raporton zhurnal.mk.

Marketing