Izet Mexhiti: Shqiptarët nuk festojnë humbjet, humbjet i festojnë serbët o Ziadin Sela

Shefi i Shtabit Zgjedhor i BDI-së, Izet Mexhiti, para mbështetësve të BDI-së në Saraj, tha se opozita shqiptare nuk ka koncept, madje edhe ata e dinë që nuk fiton Blerim Reka, por e kanë mbështetur për të mbijetuar politikisht. Mexhiti, shtoi se kur dikush ka vrapuar për Republikën e Kosovës si student Blerim Reka, ka dëgjuar muzikë sërbe, atë të ‘bjello dugmes’.

Marketing

“Kandidimi i Blerim Rekës është për me i mbajtë gjallë partitë e tyre, pasi që edhe ata e dinë se nuk fiton, por mos të ishte kandidimi ata do të ishin të humbur në skenën politike. Përsëri ne dalim me koncept, dhe nuk duam që të dalim me një koncept të dështuar. Ne nuk duam të provojmë diçka që ka qenë dështim në të kaluarën . Ne nuk jemi nga ata që duam ta përjetojmë ndjenjën e humbjes, as ma pakë zoti Sela shqiptarët dhe arnautët , nuk e kanë traditë të festojnë humbjet e tyre.

Traditë e popullit serbë është për të festua humbjet, e ne nuk duam që të jemi pjesë e humbjeve. Kjo që po e bënë opozita është patriotizëm i vonuar. Parulla e tyre Republikë është e gabuar dhe e vonuar, a nëse duanë që ta përdorin frazën republikë, atëherë, duhet t’i rikujtojmë se kur dikush e ka dëgjuar ‘bjello dugmen’, në Jugosllavi, e kamë fjalën për Blerim Rekën, Ali Ahmeti në vitet e 81 si student ka kërkuar Republikën e Kosovës”, tha Izet Mexhiti, shef i Shtabit Zgjedhor.

Drejtpërdrejt nga Saraji

Publiée par Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI sur Lundi 15 avril 2019

Marketing